Ju prezantojmë per shitje këtë vilë të bashkangjitur, e ndodhur në një nga rezidencat më të kërkuara në zonën e Lundrës, vetëm pak minuta larg TEG. Ideale për një stil jetese të qetë dhe të rafinuar, kjo pronë kombinon komoditetin, luksin dhe natyrën.
Specifikat e pronës:
• Sipërfaqe ndërtimi: 280.02 m²
• Sipërfaqe verandë + pishinë: 59 m²
• Sipërfaqe trualli/parcele: 182 m²
• Post parkimi për 2 makina (sipërfaqe 29.5 m²)
Organizimi i vilës:
• Kati -1: përfshin një ambient ndenjeje,
/gaming, dhomë gjumi, tualet, ambient teknik dhe akses direkt në post parkimin.
• Kati 0: zona e ditës me ambient të bollshëm ndenjeje, kuzhinë të veçuar, tualet, verandë dhe dalje direkte në pishinën private.
• Kati 1: përbëhet nga një koridor shpërndarës, dy dhoma gjumi dhe dy tualete.
Pse të zgjidhni këtë pronë?
Rezidenca “Flowers Hill” ofron një komunitet të përzgjedhur, gjelbërim të kuruar dhe siguri të lartë. Lokacioni strategjik pranë TEG-ut e bën këtë vilë zgjedhjen perfekte për ata që kërkojnë qetësi pa u larguar nga qyteti.
📞 Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, mos hezitoni të më kontaktoni!
Compare listings
ComparePara se të largoheni, zbuloni listimet më të fundit nga Dua Listing – partneri juaj i besuar për blerje dhe shitje pronash.
Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për të blerë, shitur apo thjesht eksploruar, kemi diçka për ju!